TV
Ditari - Biden paraqet para OKB-së vizionin e tij për rolin e SHBA në botë
Në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden tha se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me çdo komb që kërkon zgjidhje paqësore. Në mesin e tensioneve në rritje me Kinën, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë një Luftë të re të Ftohtë apo një botë të ndarë. Vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, vazhdon të jetë i bllokuar nga grupe qytetarësh serbë, që protestojnë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit me Beogradin lidhur me targat e makinave. Në Tiranë, aktivistët shprehën shqetësimin rreth shtimit të rasteve të dhunës ndaj grave, duke sjellë në vëmendje vrasjet javën e kaluar të dy grave, nga bashkëshortët e tyre.