TV
18:00 - 18:30
Ditari - Von der Leyen: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin brenda vitit
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi sot në Tiranë se ajo po bën përpjekje që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen para fundit të këtij viti. Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në ketë emision do t’u sjellim mendimet e ekspertëve rreth ndikimit që ka patur zbatimi nga autoritetet e Kosovës së masës së reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.