TV
18:00 - 18:30
Ditari - Escobar: Uashingtoni mbështet bisedimet Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, tha se Uashingtoni mbështet procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli, por u shpreh i shqetësuar me zvarritjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në Kosovë partitë opozitare u shprehën kundër mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve lokale për shkak të situatës së rënduar nga pandemia e Covid-19. Shtyrja sipas tyre dëmton demokracinë e vendit. Në Maqedoninë e Veriut vazhdon procesi i regjistrimit të popullsisë që ka filluar më 5 shtator. Autoritetet bënë të ditur se ka patur përpjekje për sulme kibernetike, por deri tani ato nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit.