TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, vaksinimi dhe rimëkëmbja ekonomike nga Covid-19
Në Shqipëri, kryeministri Rama shpall qeverinë e re. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes dhe Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm. Nga 16 poste ministrore, 12 u janë besuar grave. Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët e shohin rimëkëmbjen e ekonomisë, që ka marrë goditje nga Pandemia e Kovid 19, të lidhur ngusht me proçesin e vaksinimit. Deri tani 28% e popullsisë mbi 18 vjeç është vaksinuar plotësisht. Në Kosovë partitë opozitare kërkuan të enjten shkurtimin e fushatës zgjedhore për pushtetin komunal, nga 30 në 10 ditë, për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.