TV
18:00 - 18:30
Ditari - Kryeministri Rama vizitë në Prishtinë mes tensionionesh në veri për targat
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të hënën në Prishtinë se zbatimi i reciprocitetit për targat me Serbinë është e drejtë e ligjshme e Kosovës, Vizita e zotit Rama vjen ndërsa vazhdojnë tensionet në veri mes Kosovës dhe Beogradit mbi çështjen e targave. Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve shprehet i shqetësuar rreth vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, duke thënë se ai rrezikon të centralizojë informacionin e të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Qeveria i mohon akuzat. Në Gjermani socialdemokratët e qendrës së majtë fitojnë zgjedhjet me diferencë të vogël. Kancelari i ri që do të zëvendësojë zonjës Merkel nuk pritet të mësohet deri vitit e ardhshëm.