TV
18:00 - 18:30
Ditari - Intervistë me Kryeministrin Rama mbi mandatin e tretë
Sulmohen qendrat e regjistrimit të makinave në veriun e Kosovës. Policia tha se po kryen hetime dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me incidentet për të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, sipas hetimeve të para, “nuk ishin aksidentale por të qëllimshme”. Kryeministri Edi Rama deklaron se në mandatin e tretë të qeverisë së tij ka shumë gjëra që mund të bëhen ndryshe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Rama flet dhe për vendimin e Departamentit të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe faktin pse ka zgjedhur të heshtë rret kësaj çështjeje.