TV
18:00 - 18:30
Ditari - Rihapen rrugët drejt vendkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë
Rihapen rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel. Gjuetia e paligjshme shënon rekorde të reja në Shqipëri gjatë pandemisë. Gjuetia e shpendëve dhe kafshëve të egra nuk kurseu as speciet e rrezikuara. Një muaj pas vendosjes së sundimit të talebanëve në Afganistan, rritet frika se grave do t’u hiqet sërish e drejta për të ndjekur arsimin e lartë si dhe të jenë aktive në jetën publike.