TV
18:00 - 18:30
Ditari - Romë, Biden takim me udhëheqësit botërorë për çështjen e Iranit
Samiti G-20-ës në Romë u përqëndrua në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave. Në Maqedoninë e Veriut të dielën mbahet balotazhi në 44 komuna. Në raundin e parë VMRO-DPMNE-ja shënoi fitore në 22 komuna, Lidhja Social Demokrate në 9 dhe Bashkimi Demokratik për Integrim në 3 prej tyre. Intervistë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.