TV
18:00 - 18:30
Ditari - Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze, shqetësim për veprimet e Serbisë
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro, thirrje bashkësisë së medias dhe shtypit në Shqipëri që të angazhohen sa më mirë e më shpejt me institucionet vetë-rregulluese të lirisë së shprehjes. Intervistë Drilon Gashin, një nga nënshkruesit e një letre nga përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara, dërguar përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe administratës së presidentit Biden ku shprehin shqetësimin për veprimet e Serbisë. Dhe tre ekonomistë, studiues në Shtetet e Bashkuara fituan çmimin Nobel 2021 në ekonomi. .