TV
18:00 - 18:30

Ditari - Këshilli i Sigurimit, debat mbi situatën në Kosovë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton për situatën në Kosovë. Në debat marrin pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani si dhe ministri i Jashtëm Serb Nikolla Selakoviç. Në Prishtinë, po mbahet festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, që synon bashkëpunimin në fushën e artit, si mjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se duhet punuar me të gjitha format, që palët të ndryshojnë qasjen mes tyre. Të dielën në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë të tetëdhjetë komunave dhe qytetit të Shkupit, si njësi e veçantë administrative.