TV
Ditari - Ballkani i Hapur: Thirrje Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e nismës
Në Beograd, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, thanë se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë do të zgjidhen gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për përfshirjen e Prishtinës në nismën "Ballkani i Hapur". Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë debatet nëse kryeministri Zaev duhet apo jo ta zyrtarizojë dorëheqjen e njoftuar ndërsa vendi rrezikon të përballet me një krizë politike. Vetë zoti Zaev duket i vendosur, por një pjesë e analistëve vlerëson se kryeministri duhet ta çojë deri në fund mandatin. Në Shqipëri, ritmet e vaksinimit të popullsisë pësuan një rënie të ndjeshme gjatë muajit tetor me gati 40 për qind, krahasuar me dy muajt e mëparshëm. Megjithatë autoritetet thonë se aktualisht ritmet janë të qëndrueshme.