TV
18:00 - 18:30
Ditari - Republikani Glenn Youngkin, guvernatori i ardhshëm i Virxhinias
Republikani Glenn Youngkin fitoi ndaj demokratin Terry McAuliffe, në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias me 51 për qind të votave kundrejt 48 për qind që mori zoti McAuliffe. Gara shihej si një referendum për vitin e parë të mandatit të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Të mërkurën në Kosovë u zhvillua takimi i parë i grupit të punës për hartimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore për kryerjen e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë. Në Shqipëri një film i ri hedh dritë mbi sfidat me të cilat ndeshen gazetarët në vend, studimet flasin për sfida të shumanshme, nga pagat e ulëta, autocensura dhe keqpërdorimi politik.