TV
18:00 - 18:30
Ditari - BE riangazhohet për zgjerimin me vendet e Ballkanit, por pa përcaktuar afate
Bashkimi Evropian ripohon angazhimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por pa përcaktuar afate. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, u takuan në Slloveni në praninë e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, takimi i parë mes tyre pas tensioneve në veriun e Kosovës rreth përdorimit të targave të makinave. Kandidati për postin e ambasadorit të ardhshëm në Kosovë Jeffrey Hovenier tha gjatë një seance dëgjimore në Senat për konfirmimin e tij, tha se pa njohje të ndërsjellë mes Prishtinës dhe Beogradit, rajoni do të mbetet i bllokuar.