TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, përplasje mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë
Në Shqipëri, dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor rrezikojnë të kthehen në një pengesë për veprimet që Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë mund të ndërmarrë ndaj gjykatësve për shkelje të ndryshme. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen rreth mesit të muajit nëntor për të vazhduar bisedimet për çështjen e targave të makinave, por mbetet e paqartë mundësia e një takimi të nivelit më të lartë politik. Udhëheqësit e dy vendeve thanë sot se po komunikojnë me Brukselin rreth çështjeve që vazhdojnë të jenë të hapura. Presidenti Biden ndodhen në Romë kur udhëheqësit botërorë takohen këtë fundjavë për të trajtuar çështje thelbësore, nga reagimi ndaj pandemisë tek kriza klimatike.