TV
Ditari - Raporti vjetor i KE-së mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit
Komisioni Europian paraqiti sot para Parlamentit Europian raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në BE. Në raport thuhet se Shqipëria duhet të punojë ende në reformën në administratën publike, sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, ndërsa tërhiqet vëmendje se nuk është bërë përparim sa i takon lirisë së shprehjes. Në Kosovë misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian publikoi sot gjetjet paraprake mbi zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në raport vlerësohet shkalla e lartë e demokracisë në proces, por kritikohet mungesa e konkurencës politike në komunat me shumicë serbe. Enti rregullator amerikan i ilaçeve pritet të shpallë nesër strategjinë që "synon kombinimin e dozave nga vaksina të ndryshme, për më shumë efikasitet”.