TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, ligjvënësit amerikanë vizitojnë refugjatët afganë
Ligjvënësja amerikane Elissa Slotkin vizitoi një qendër në Shëngjin të Lezhës ku strehohen disa dhjetëra qytetarë afganë, disa prej të cilëve ajo i ndihmoi të evakuoeshin nga vendi i tyre. Në Kosovë, organizatat e shoqërisë civile ngrenë shqetësimin se dhunuesit e grave nuk po përballen me dënimin e merituar, pavarësisht asaj çka parashikohet në kodin penal. Kjo sipas tyre shkurajon raportimin e rasteve të dhunës tek autoritetet. Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli sot gjendjen e krizës energjitike në vend.