TV
18:00 - 18:30
Ditari - BE, thirrje Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Në Kosovë autoritetet shëndetësore paralajmërojnë mbi mundësinë e një vale të re infektimesh nga COVID-19. Bashkimi Evropian u bën thirrje përfaqësuesve politikë të Kosovës për konsensus rreth reformave dhe për një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh me Serbinë. Studiuesi shqiptar, Shaban Murati thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe e Kosovës, janë në pikën e tyre më të ulët.