TV
Ditari - SHBA e shqetësuar mbi situatën në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë
Polonia paralajmëroi një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra migrantë po tentojnë të kalojnë kufirin për në Bashkimin Evropian. Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Presidentin rus Vladimir Putin, që Moska të ushtrojë trysni ndaj Bjellorusisë për çështjen e emigrantëve. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ndryshon qëndrimin lidhur me dorëheqjen me synimin siç tha ai për të ruajtur stabilitetin e vendit. Por parlamenti po përgatitet për mocionin e mosbesimi ndaj tij. Opozita thotë se i ka 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar atë nga pushteti. Filmi “Zgjoi” i regjisores nga Kosova Blerta Basholli u shfaq mbrëmë për publikun e kryeqytetit amerikan. Filmi është një rrëfim mbi jetën e atyre grave, burrat e të cilave u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.