TV
Ditari - Kosova në heshtje zgjedhore. Organizatat: Partitë jotransparente.
Në Kosovë nisi të shtunën heshtja zgjedhore para raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Organizatat e shoqërisë civile kritikojnë partitë politike për shkelje të masave kundër COVID-19 dhe mungesë transparencë gjatë fushatës pesë ditore. Spitalet rajonale në Shqipëri po vuajnë nga mungesa e mjekëve specialistë për shkak të largimit të tyre jashtë vendit apo dhe daljes në pension të shumë të tjerëve. Në Gjirokastër një grup mjekësh të rinj po sfidojnë vështirësitë dhe po shërbejnë për të siguruar mbulim më të mirë me shërbim mjekësor. Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se nuk pret shumë nga takimi virtual i së hënës mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping. Takimi pritet të përqendrohet në menaxhimin e rregullave të konkurrencës mes dy vendeve rivale, por nuk ka të ngjarë të përfundojë me një zgjidhje të mosmarrëveshjeve.