TV
18:00 - 18:30

Ditari - Shqipëri, ekspertët dhe politika shohin nevojën për rishikim të reformës territoriale
Në Shqipëri, ekspertë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike po artikulojnë domosdoshmërinë e rishikimit të reformës territoriale e cila u miratua në vitin 2014 vetëm nga shumica e majtë qeverisëse, pasi opozita bojkotoi seancën parlamentare. Në Kosovë ka nisur fushata pesë ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal që pritet të mbahen të dielën më 14 nëntor. Partitë politikë janë përfshirë në një konkurrencë të ashpër në disa nga qytetet e mëdha të vendit, mes tyre Prishtina. Në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja dorëzoi sot në parlament nismën për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Zoran Zaev.