TV
18:00 - 18:30
Ditari - Maqedonia e Veriut pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit
Në Maqedoninë e Veriut, opozita pretendon se mocioni i mosbesimit ndaj kryeministrit Zoran Zaev dështoi sepse një deputet i Lëvizjes Besa u morr peng. Por ky i fundit, në një mesazh video, pohon se vendimin për të mos shkuar në parlament e për të mos u bërë pjesë e mocionit, e mori me vullnet të lirë. Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme, njoftoi sot se ka lëshuar urdhër arresti për sipërmarrësin Rezart Taci dhe dy bashkëpunëtore të tij, ata dyshohen se janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. Në Kosovë, autoritetet pritet të miratojnë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. Shifrat tregojnë një rënie të interesit të popullatës për t’u vaksinuar.