TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari-Analistët mbi riorganizimin e qeverisë malazeze me përfaqësues pro-serb dhe pro-rus
Analistët në Malin e Zi thonë se riorganizimi i qeverisë me përfaqësues të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që pritet të bëhet muajve në vijim, paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit. Kjo lëvizje sipas tyre, do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit. Pritet të niset sot drejt Gazës dërgesa e parë me ndihma e parë humanitare përmes korridorit detar mes Qipros dhe Gazës. Trupat e Aleancës vazhdojnë stërvitjen më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024”.