TV Schedule
Ditari - Freedom House: Kosova dhe Shqipëria vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimeve
Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues europianë, po diskutojnë në Tiranë mbi Planin e rritjes që Komisioni Europian ka ofruar për rajonin. Brukseli ka oftuar për 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit me synim përshpejtimin e reformave dhe investimeve Organizata “Freedom House” botoi sot raportin vjetor mbi gjendjen e lirisë në botë, ku Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë mes vendeve të klasifikuara si “pjesërisht të lira”. Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke u përmirësuar me një pikë në krahasim me vitin e kaluar ndërsa Kosova shënon 60 pikë, njëlloj si vjet. Gjykata e Lartë vendosi të shqyrtojë pretendimin e zotit Trump se ai gëzon imunitet të plotë për veprimet në kohën që ka qënë president. Ndonëse gjykata do ta trajtojë me procedurë të përshpejtuar, gjyqi ndaj zotit Trump për përpjekjet për përmbysjen e rezultatt të zgjedhjeve, është pezulluar. Ekspertët vënë në pikëpyetje nëse ai mund të zhvillohet para zgjedhjeve të nëntorit.