TV Schedule
Ditari- Bruksel, takim mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë për çështjen e dinarit
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë po diskutojnë në Bruksel për të diskutuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb. Ekipin e Serbisë po e udhëheq kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova po merr pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili. Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi refuzoi të marrë pjesë në takim pasi sipas tij "çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut". Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se shpreson se një armëpushim i ri në Gazë do të arrihet në fillim të javës së ardhshme. Por Izraeli tha se u befasua nga këtp deklarata, ndërkohë që zyrtarë të grupit militant Hamas i cilësuan ato si të nxituara. -Në shtetin e Miçiganit, në të dy kampet, republikane dhe demokrate po zhvillohen zgjedhjet paraprake për emërimin e kandidatit presidencial. Zgjedhjet pritet të nxjerrin në pah dobësitë e dy kandidatëve, demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump për garën e nëntorit.