TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- 8 marsi, dhuna dhe përfaqësimi ndër sfidat kryesore të grave
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e vendit për të bindur votuesit se ai meriton një mandat të dytë. Ai njoftoi një masë dramatike për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në Gazë dhe bëri thirrje për miratimin e ndihmave për Ukrainën . Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit. Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e Gruas. Do të sjellim një sërë materialesh mbi sfidat me të cilat përballen sot gratë në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, por edhe mundësitë që ato kanë.