TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA, zgjedhje paraprake në 16 shtete për kandidatët presidencialë
Në SHBA po mbahen votimet paraprake në 16 shtete për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë në të dyja partitë, republikane dhe demokrate. I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, thotë se do thërrasë një takim ndërmjet kryenegociatorëve të të dyja palëve, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve por edhe të përdorimit të dinarit serb. Në Shqipëri, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.