TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel për dinarin
Bashkimi Evropian konfirmon pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 19 marsit për çështjen e përdorimit të dinarit serb. Eksperti për Ballkanin i Grupit Ndërkombëtare të Krizave Marko Prelec, i thotë Zërit të Amerikës se pritjet për një normalizim në mes Kosovës dhe Serbisë këtë vit janë zbehur plotësisht. Sipas një artikulli të botuar nga Blomberg News, Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Zëri i Amerikës i mori një reagim Ministrisë shqiptare për Turizmin dhe Mjedisin.