TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, analistët skeptikë për ecurinë e reformës zgjedhore
Në Tiranë, komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore nuk mundi të mblidhej sot, pasi një grup deputetësh opozitarë bllokuan sërish sallën e mbledhjeve. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi paralajmëron se veprimet, të cilat i quajti të njëanshme, të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, rrezikojnë që Kosova të mbetet pa përkrahjen e aleatëve. Një gjykatë federale apeli arrin në përfundimin se ish-presidenti Donald Trump nuk gëzon imunitet nga hetimi për akuzat se u përpoq të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.