TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Fondacioni shqiptaro - amerikan reagon ndaj raportit të UNESCO-s për Butrintin
Intervistë me bashkëdrejtorin e Fondacionit shqiptaro-amerikan i zhvillimit, Martin Mata lidhur me raportin e fundit të UNESCO-s që shpreh shqetësime për menaxhimin e ri të Parkut të Butrintit. Në Maqedoninë e Veriut, në valën e përçarjeve brenda Aleancës për Shqiptarët, Kongresi i sotëm i jashtëzakonshëm, i thirrur nga krahu i zotit Ziadin Sela e shkarkoi zotin Arben Taravari nga posti i kryetarit dhe zgjodhi zotin Sela. Në Malin e Zi, analistët dhe opozita vlerësojnë se megjithë synimet euroatlantike të qeverisë, partitë pro-serbe dhe pro-ruse po përpiqen ta ndalojnë Malin e Zi në këtë rrugë.