TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Vdes Alexei Navalny, armiku më i ashpër politik i Presidentit rus Putin
Udhëheqësi i opozitës ruse dhe armiku më i ashpër i presidentit Putin, Alexei Navalny, vdiq në një burg të sigurisë së lartë në Rusi, ku po vuante dënimin nën akuzat për ekstremizëm. Vdekja e tij ngjalli reagime të shumta nga udhëheqësit perëndimorë. Gjykata Federale në Uashington jep sot dënimin për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal mbi akt-akuzën që kishte të bënte me Shqipërinë. Në shtator të vitit të kaluar ai pranoi fajësinë mbi akuzën se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj. Komandanti i trupave paqeruajtëse amerikane në Kosovë tha se forcat e vendit të tij janë të pajisura dhe të gatshme për të parandaluar çdo dhunë në veriun e Kosovës.