TV Schedule
Ditari- Analistët mbi vizitën e Sekretarit Blinken në Shqipëri
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon nesër për vizitë në Tiranë. Studiues dhe diplomatë pohuan për Zërin e Amerikës se kryediplomati amerikan pritet të përcjellë mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor e më gjerë. Një ditë pas kritikave të ashpra nga Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien lidhur me vendimin për dinarin serb, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Shtetet e Bashkuara janw aleati dhe miku më i rëndësishëm që ka Kosova, por nuk dha shenja se do të tërhiqet nga ky vendim. Sekretari Stoltenberg vlerësoi sot kontributet financiare të anëtarëve të NATO-s. Ai i bëri këto komente pasi ish Presidenti Donald Trump, tha se Uashingtoni mund të mos i mbrojnë shtetet anëtare të NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në çështjet e mbrojtjes.