TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - O'Brien: Partneriteti me qeverinë e Kosovës, në pikëpyetje
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien i thotë Zërit të Amerikës në një intervistë se nëse qeveria e Kosovës nuk i trajton Shtetet e Bashkuara si partnere, atëherë as SHBA nuk do ta trajtojë atë si partnere. Zoti O’Brien thotë se Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin. Në Shqipëri, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren se vetëm 1 në çdo 5 projekt - ligje për vitin 2024 është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka në procesin e integrimit europian. Senati amerikan miraton një paketë ndihme prej 95.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, por fati i saj në Dhomën e Përfaqësuesve është i pasigurt.