TV
18:00 - 18:30
Ditari - SHBA nuk pret arritje konkrete në bisedimet me Rusinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk presin ndonjë arritje në bisedimet e kësaj jave me Rusinë. Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe ish kryeministri Sali Berisha, shkëmbejnë përsëri akuza për protestën e djeshme. Mali i Zi hyn në vitin 2022 me paqëndrueshmëri politike dhe me ndarje në baza etnike, një gjendje që e bën tejet të vështirë rrugëtimin e tij drejt aspiratave euro-atlantike