TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, rrjedhja e të dhënave personale, tregues për pastrim parash, korrupsion dhe evazion fiskal
Në Shqipëri, sipas ekspertëve, skandali më i madh i të dhënave personale që u bënë publike, është nga ana tjetër tregues për autoritetet për të hetuar për vepra penale si ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Në Kosovë, një grup qytetarësh protestuan sot duke kërkuar furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndëshkimin e përgjegjësve për situatën aktuale energjetike. Turqia ndodhet në krizë ekonomike, shoqëruar me çmime të larta dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por situata duket e volitshme për turistët e huaj.