TV
18:00 - 18:30
Ditari - Fillon detyrën Ambasadori i ri amerikan në Kosovë
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia fillojnë në Gjenevë bisedime të nivelit të lartë, mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, paraqet letrat kredenciale dhe thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten një partner i palëkundur i Kosovës. Anketat në Francë tregojnë se Valerie Pecresse mund të fitojë në zgjedhjet presidenciale të prillit ndaj Presidentit Emanuel Macron. Profili i kandidates konservatore që synon të bëhet gruaja e parë presidente në Francë.