TV
18:00 - 18:30
Ditari - Gjykata Kushtetuese shqyrton vendimin për shkarkimin e Presidentit Meta
Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese nis seancat për vendimin e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta. Po në Shqipëri, LSI, PDK dhe përkrahësit e ish-Kryeministrit Berisha shprehin synimin të hyjnë si koalicion tre-palësh në zgjedhjet vendore. E paqartë nëse KQZ do ta regjistrojë koalicionin, ndërsa një prej palëve të tij, nuk figuron e regjistruar si parti në KQZ. Në Prishtinë vazhdon për të dytën ditë vizita e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar dhe atij evropian Miroslav Lajcak, që synojnë ripërtëritjen e procesit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.