TV
18:00 - 18:30
Ditari - Tensione në selinë e PD-së në Shqipëri, ndërhyn policia
Në Shqipëri, pas tensioneve në selinë e Partisë Demokratike, ndërhyn policia me kërkesë të deputetëve brenda saj që thanë se ndjeheshin të kërcënuar nga sulmi i mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë reagojnë me shqetësim, duke dënuar dhunën tek Partia Demokratike. Bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë fillojnë të hënën në Gjenevë, pas një ngërçi disa javor mbi forcat ruse pranë kufirit me Ukrainën.