TV
18:00 - 18:30
Ditari
Ish-kryeministri Sali Berisha rithekson se do të jetë në parlament; sulmon ambasadoren amerikane. Reagon ambasada: 'Do të përdorim të gjitha instrumentat në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë'. Ish-zyrtarë dhe funksionarë amerikanë evropianë theksojnë nevojën e bashkërendimit ShBA-BE si faktor thelbësor për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut deklarojnë gjendje e krizës në të gjithë vendin, në kushtet e vatrave aktive të zjarrit.