TV
18:00 - 18:30
Ditari - Normalizohet situata e krijuar nga zjarret në zonën e Kalimashit
Normalizohet situata e krijuar nga zjarret në zonën e Kalimashit. Nis qarkullimi normal i automjeteve në tunelin e Rrugës së Kombit. Në ndihmë të ekipeve nga Shqipëria erdhën edhe zjarrfikës nga Kosova si dhe një grup i Forcave të Sigurisë së këtij vendi. Autoritetet thonë se pjesa me e madhe e zjarreve në sipërfaqet pyjore janë të qëllimshme. Në Kosovë dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 janë diagnostikuar pozitiv me COVID-19, vetëm gjatë ditës së sotme. Ekspertët thonë se rritja e numrit të të infektuarve është pasojë e variantit Delta. Një shtetase amerikane padit Princin Andrew të Britanisë për ngacmim seksual. Ekspertët parashikojnë se do të duhen dekada deri sa padia të merret në shqyrtim nga gjykatat.