TV
18:00 - 18:30
Ditari
Presidenti Biden pranon nga Kosova “Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit”, për të birin Beau Biden. Përmes një video-mesazhi, Presidenti Biden shpreh mirënjohjen për medaljen. Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkon një distancim të qartë të PD-së nga ish udhëheqësi i saj Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. CDC paralajmëron se varianti "Delta" mund të përhapet po "aq lehtë sa lija e dhenve" nga persona të vaksinuar dhe të pavaksinuar.