TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, mashtrimi me kredidhënien, sekuestrohen 10 mln euro
Në Shqipëri, Prokuroria e kryeqytetit sekuestron 10 milionë euro nga llogaritë bankare të 10 personave si edhe të tre subjekteve financiare të mikrokredive, të dyshuar si të përfshirë në skema mashtrimi. Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Prishtinë publikon një raport sipas të cilit forcimi i pozitave të së djathtës në shumë prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mund të rrezikojë më tej ardhmërinë evropiane të Kosovës. Në Shtetet e Bashkuara, juria në gjyqin penal kundër ish-presidentit Donald Trump është tërhequr për të marrë një vendim nëse ai është ose jo fajtor mbi akuzat për manipulim të të dhënave të biznesit.