TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Kosovë, përpjekje për zgjedhje të parakohshme
Në Kosovë çështja e zgjedhjeve të parakohshme vazhdon të mbajë të ndara partitë politike. Sot Partia Demokratike në opozitë kërkoi mbështetje për një mocion për shpërndarjen e parlamentit javën e ardhshme. Në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi sot strategjinë për uljen e numrit të dosjeve të prapambetura në gjykata, të cilat shkojnë në disa dhjetra mijëra, duke sjellë vonesa të shumta e duke cënuar dhënien e drejtësisë për qytetarët. Vdekja Presidentit iranian Ebrahim Raisi, ka ngritur pikëpyetje rreth ndikimit që do të ketë ndërsa Lindja e Mesme përballet me një sërë sfidash, sikurse lufta Izrael Hamas.