TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - BE, SHBA të shqetësuar mbi mbylljen e degëve të bankës serbe në Kosovë
Uashingtoni dhe Brukseli shprehen të shqetësuar për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare të Kursimeve” të Serbisë, në veri të Kosovës. Mbi 80 për qind e pjesëmarrësve në anketen vjetore mbi besimit tek qeverisja për vitin 2023 zhvilluar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mendojnë se rastet e korrupsionit madhor në Shqipëri, janë “të përhapura” ose “shumë të përhapura”. Në prag të votimit në OKB të një rezolute përmes së cilës 11 korriku do të shpallet ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjes, të mbijetuarit rrëfejnë atë që ndodhi rreth 29 vite më parë.