TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Kosova, anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi sot vendimin për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese, në anëtare të asociuar në këtë organizatë. Në Shqipëri, parlamenti u përfshi nga debate mbi projekt-rezolutën e paraqitur nga mazhoranca që siç tha Kryeministri Edi Rama është një hap i ri në luftën kundër korrupsionit, por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi iniciativën politike e komplot kundër SPAK-ut. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë, është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Ai tha se ka ardhur koha që vendet aleate të rishqyrtojnë kufizimet që i kanë vendosur Ukrainës për përdorimin e armatimit të dërguara.