TV
Ditari - Donald Trump, ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepra penale
Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016. Zoti Trump dhe republikanët reagojnë ashpër. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, konfirmon në Pragë vendimin e presidentit Joe Biden, për t’i hapur dritën e gjelbër Ukrainës të përdorë armatimet amerikane për të goditur objektivat brenda Rusisë. SHBA dhe vendet e tjera të NATO-s theksojnë se Ukraina ka të drejtë të vetë mbrohet nga sulmet ruse. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, debaton rreth mundësisë së hapjes për lëvizje të makinave të urës kryesore mbi lumin Ibër, që aktualisht përdoret vetëm nga këmbësorët. Partitë politike serbe në veri dhe BE thonë se kjo çështje duhet të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi në Bruksel.