TV
18:00 - 18:30
Ditari - Asociacioni pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Anëtarësimi i Kosovës jashtë rendit të ditës në Këshillin e Evropës. Një pjesë e vendeve anëtare ritheksojnë si kusht nevojën e hapave drejt Asociacionit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Engjëll Agaçi për tre orë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit në Shqipëri shprehin shqetësimin për përkeqësimin e vazhdueshëm të gjendjes së medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.