TV
18:00 - 18:30
Ditari- Escobar: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacioni janë të lidhura
Në konferencën e fundit të shtypit si dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës është i lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërkohë në Kosovë, kryeministri Kurti tha se kushtëzimi i anetarësimit në Këshill me Asociacionin është i papranueshëm për qeverinë e tij Presidenti i Kinës Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Serbi tha sot se kur është fjala për Kosovën, qëndrimi kinez është i ngjashëm me atë serb. Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe balotazhi për presidentin e vendit.