TV
18:00 - 18:30
Ditari - Analistët: Kosova të rimendojë strategjinë me aleatët për konsolidimin e shtetësisë
Ekspertët Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins dhe Kushtrim Istrefi nga Universiteti i Utrehtit thonë se përpjekjet e fundit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, zbuluan brishtësinë e marrëdhënieve të saj me aleatët. Këtë javë në Evropë mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Mes rritjes së kostos së jetesës e luftërat që vazhdojnë, partitë e të djathtës së skajshme ka mundësi të fitojnë më shumë pushtet. Nis procesi i zgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj djalit të Presidentit Biden, Hunter Biden i cili përballet me tre akuza penale.