TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, mashtrimi me kreditë, hetimet dhe përgjegjësitë
Shqipëri, vazhdojnë hetimet mbi skemën e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një numër të madh qytetarësh, përfshirë administratorë të institucioneve financiare jo bankare, si dhe përmbarues privatë, që vepronin në një cikël të mbyllur mes tyre. Në Kosovë u përurua sot një program i ri i mbështetur nga ambasada amerikane ku përmes teknologjisë synohet lufta kundër keqinformimit dhe dezinformimit. Fati i propozimit që do të ndalonte përkohësisht luftimet në Gazë, do të shtonte ndihmën humanitare atje e mundësonte lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, mbetet i paqartë. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes.