TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - E djathta e skajshme konsolidon pozitat në Parlamentin Evropian
Zgjedhjet katërditore për Parlamentin Evropian kanë tronditur themelet e këtij parlamenti, me konsolidimin e pozitave të partive të së djathtës së skajshme. Franca shpall shpërndarjen e parlamentit. Në një vizitë në Kosovë në prag të 25 vjetorit të përfundimit të luftës, ish kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se bombardimet e NATO-s për të ndalur dhunën në Kosovë, ishin veprimi i duhur. Intervistë me Drejtorin Menaxhues të Klubit të Biznesit të Kosovës, Ilir Ibrahimi.